Bullgaria: Edi Rama po lëshon deklarata të paprovokuara, anti-bullgare e të rreme - NACIONALE

Bullgaria: Edi Rama po lëshon deklarata të paprovokuara, anti-bullgare e të rreme

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Bullgarisë, i ka reaguar ashpër edhe njëherë Edi Ramës, për deklaratat e këtij të fundit se Bullgaria ka bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë, drejt BE-së.

Sipas ministrisësë Bullgarisë, Edi Rama po lëshon deklarata të paprovokuara, anti bullgare, e të rreme.

Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. MPJ i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë

“Tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët evropianë. Natyrisht, bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikuese evropiane ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-evropiane. Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, mbyll reagimin ministria.

Lajme të ngjashme