“Brezovica 1”: Dënohet me 15 mijë euro i akuzuari që e pranoi fajësinë për shkatërrim të mjedisit - NACIONALE

“Brezovica 1”: Dënohet me 15 mijë euro i akuzuari që e pranoi fajësinë për shkatërrim të mjedisit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I akuzuari në rastin “Brezovica 1”, Rijad Hasani është dënuar me 15 mijë euro gjobë për veprën penale “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

I akuzuari Rijad Hasni me avokatin mbrojtës, Mexhid Syla, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari Rijad Hasani është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve dhe 10 mijë euro gjobë, i cili dënim me burg me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro.

Gjithashtu sipas këtij aktgjykimit, i akuzuari Hasani është obliguar të bëjë kompensimin e dëmit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro, të gjitha në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie nga ana e Gjykatës.

Lajme të ngjashme