Bizneseve me “dalje të dedikuara” nga kjo javë nuk do t’u ndalet rryma - NACIONALE

Bizneseve me “dalje të dedikuara” nga kjo javë nuk do t’u ndalet rryma

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë ka lëshuar komunikatë, me anë të së cilës ka njoftuar se reduktimet e energjisë elektrike, nuk do të vlejnë për të gjithë.

Konsumatorë të mbrojtur, do të llogariten bizneset me “dalje të dedikuara”, e për të cilët nuk do të vlejë reduktimi i energjisë elektrike.

Komunikata e Ministrisë:

“Konsumatorët e lidhur në linjën e bizneseve do të mbrohen nga reduktimet

Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar nga afër situatën e rënduar energjetike në vend të krijuar si pasojë e krizës energjetike botërore, si dhe pasojat që kjo situatë ka shkaktuar tek sektori i industrisë së vendit.

Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (MZhE) Nr. 04/2017 mbi Rregullat për Masat Kufizuese të Furnizimit me Energji në Situata Emergjente, si dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në veçanti të sektorit të industrisë, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që konsumatorët me dalje të dedikuara për biznese të hyjnë në listën e konsumatorëve të mbrojtur.”

Rrjedhimisht, këta konsumatorë që nga fillimi i kësaj jave do të përjashtohen nga reduktimet e energjisë elektrike për aq sa është e mundur nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Univerzal (FShU).

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën e rënduar energjetike, lusim të gjithë bizneset që të kursejnë energjinë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të evituar rritjen e konsumit. Rritja e dukshme e konsumit rrezikon ta bëjë të pamundur mbrojtjen e këtyre konsumatorëve gjatë muajve të dimrit.

Lajme të ngjashme