Berisha: Mësueses me mbulesë edhe pas premtimit publik të kryetarit Muharremaj, nuk i është lejuar hyrja në shkollë - NACIONALE

Berisha: Mësueses me mbulesë edhe pas premtimit publik të kryetarit Muharremaj, nuk i është lejuar hyrja në shkollë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Juristi Durim Berisha, ka reaguar përsëri për moslejimin e mbajtjes së mësimit, arsimtares Remzie Lezi në Suharekë e cila është mbuluar.

Ai ka thënë se përkundër premtimit që ka dhënë kryetari i Suharekës Bali Muharremaj që do të respektohet ligji dhe nuk do të ketë diskrimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Arsimtares Remzie Lezi sot nuk i eshte lejuar hyrja ne vendin e punes, perkunder premtimit publik te Kryetarit te Suharekes Bali Muharremaj se do te respektohet ligji dhe nuk do te kete diskriminim.

A ka Prokurori n'kete vend apo anarkine e kemi bo sistem te jetes?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme