Bashkëshorti i Osmanit i reagon Vuçiqit: Një president analfabet, dikur propagandist i Kasapit të Ballkanit
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sadriu përmes një shkrimi e ka quajtur Vuçiqin analfabet dhe propagandues i Kasapit të Ballkanit.
“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla.” – ka shkruar Sadriu në rrjetin social “X”.
Ditë më parë, Vuçiq ka thënë se do të detyrohen të marrin vendime për të dërguar paratë serbëve në Kosovë.
An illiterate head of state, once a propaganda tool for the butcher of Balkans, is a stark reminder of the dangers of manipulation and ignorance in leadership. History teaches us the perils of such alliances. #RussiaPuppet #MillosevicsPropagandaMinister #GenocideDenier pic.twitter.com/Om9kM0ZA16
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) March 3, 2024