Basha reagon pas raportimeve se mori 500 mijë euro nga Putini: S'kemi marrë kurrë, jemi krenar për miqësinë me ShBA - NACIONALE

Basha reagon pas raportimeve se mori 500 mijë euro nga Putini: S'kemi marrë kurrë, jemi krenar për miqësinë me ShBA

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë reagimin e tij të parë pas plasjes së skandalit në mediet ndërkombëtare që tregonin se partia e tij kishte marrë 500 mijë euro nga Kremlini.

Këto akuza janë mohuar tash por janë mohuar edhe në të kaluarën nga z. Basha.

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, ShBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.” – u shpreh ai.

Ndërkohë, as Sali Berisha nuk ka folur deri në këto momente për këtë skandal tjetër që prek partinë që drejton.

Në raportin e inteligjencës amerikane thuhej se Rusia kishte financuar me mbi 300 milionë euro liderë politikë në 24 shtete tjera të botës.

Basha është kontaktuar edhe nga Nacionale në lidhje me çështjen, por ka deklaruar se nuk dëshiron të shtojë asgjë përtej asaj që ka shkruar gjatë ditës së sotme në Twitter.

Lajme të ngjashme