Bajrami: Sot nuk kemi gaz amerikan e bateri, kemi vetëm rreth 1 miliard euro energji elektrike të importuar - NACIONALE

Bajrami: Sot nuk kemi gaz amerikan e bateri, kemi vetëm rreth 1 miliard euro energji elektrike të importuar

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me politikat energjetike.

Ajo ka bërë me dije se refuzimi i projekteve si ContourGlobal dhe gazi amerikan ka ndikuar në mungesën e kapaciteteve të reja prodhuese dhe varësinë e vendit nga importi i rrymës.

Në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka shkruar se arsyet e Qeverisë për refuzimin e gazit amerikan nuk qendrojnë.

“Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti thoshte se me LVV-në në qeveri nuk ka ContourGlobal. Erdhi në pushtet dhe këtë premtim e mbajti. Më pas e ktheu prapa edhe projektin e gazit amerikan, të mbështetur me mbi 200 milionë dollarë nga MCC, projekt për të cilin kishte vendosur Qeveria Hoti. Arsyetimi ishte: nuk duam gaz, duam bateri. Sot, pas gjashtë vitesh, nuk kemi as ContourGlobal, rrjedhimisht as termocentral të ri, as gaz amerikan, bateritë ende s’kanë ardhë, nuk ka kapacitet të reja gjeneruese, POR, kemi rreth 1 miliard euro energji elektrike të importuar”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme