Bajrami: Dje Qeveria Kurti nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë, ka bërë alokim - NACIONALE

Bajrami: Dje Qeveria Kurti nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë, ka bërë alokim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar kur po thotë se ka ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

Bajrami ka thënë se këto mjete nuk janë ndarë por vetëm janë alokuar nga 90 milionë eurot që ishin ndarë në fillim të këtij viti.

Nga mjetet e 90 milionisht deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendemi.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Një thënie popullore thotë: ''kush ka nge, shtin rruza në pe''

Kurti ka kohë me marrë dy herë të njëjtin vendim dhe dy herë me bë lajm

318 mijë fëmijë jashtë bankave shkollore. Kjo është humbje e madhe, kjo është katastrofë, për një shtet që në PISA renditet kah fundi. Një Qeveri normale nuk ish dashtë me u marrë me asgjë tjetër derisa t’i kthej nxënësit në shkolla e fëmijet në qerdhe. Por, Qeveria Kurti ka zgjedhur të tallet me qytetarët; dje në mbledhjen e 97-të të Qeverisë, Kurit tha se i ndava 19 milionë euro për subvencionim të energjisë.

Të nderuar qytetarë,

Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pas ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85% për tarifën e lartë dhe 104% për tarifën e ulët.

Nga mjetet e 90 milionisht deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendemi.

Lajme të ngjashme