Avokati Salihi i gatshëm të ofrojë ndihmë profesionale gjatë procesit gjyqësor për familjen e 11-vjeçares - NACIONALE

Avokati Salihi i gatshëm të ofrojë ndihmë profesionale gjatë procesit gjyqësor për familjen e 11-vjeçares

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Isa Salihi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij deri në përfundim të procesit gjyqësor për familjen e 11-vjeçares e cila u dhunua seksualisht nga pesë persona ditë më parë.

Kujtojmë që një ngjarje e tmerrshme ndodhi të shtunën në Prishtinë ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar për shtatë orë nga katër burra.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunim.

Lajme të ngjashme