Avokatët kërkojnë lirimin e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - NACIONALE

Avokatët kërkojnë lirimin e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokatët e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri kërkuan nga Gjykata e Apelit që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të ndryshohet dhe i akuzuari Naser Pajazitaj të lirohet nga akuza.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar ankesë avokatët Kollçaku dhe Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, prokuroria me parashtresë ka propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Lajme të ngjashme