Avokat Mujaj pretendon që një mësimdhënëse nuk po lejohet të futet në shkollë për shkak se ka vënë shami - NACIONALE

Avokat Mujaj pretendon që një mësimdhënëse nuk po lejohet të futet në shkollë për shkak se ka vënë shami

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një avokat me emrin Muhamet Mujaj ka ngritur pretendime shqetësuese në lidhje me shkeljen e të drejtës së besimit ndaj një gruaje të mitur në komunën e Suharekës.

Në shkollën “Flamuri i Arbrit” në fshatin Reshtan të Suharekës, raportohet se nuk po lejohet që të mbajë mësim mësimdhënësja e matematikës Remzije Lezi për shkak se ka vendosur shaminë.

“Ajo në këtë shkollë jep mësim mbi 30 vite. Është një prej mësueseve me të dalluara dhe pa asnjë vërejtje a masë disiplinore për tërë këto vite. Për një çast ajo njolloset, fyhet e dhunohet psiqikisht nga drejtori i kësaj shkolle duke e larguar me dhunë nga shkolla pa asnjë vendim a shkresë zyrtare, për shkakun e vetëm: lirinë e shprehjes së besimit të saj.” – pretendon z. Mujaj në një status në Facebook.

Ky rast është denoncuar edhe nga ish këshilltari i kryeministrit Kurti, juristi Durim Berisha.

Statusi i plotë i avokatit Mujaj:

Si në kohën e një sistemi ku jemi diskriminuar pse kemi qenë shqiptar

Duke qenë se shpëtuam nga një propagandë për luftë në pjesën veriore të Kosovës, mirëpo ajo nuk do të ndodhë kurrë derisa kemi ushtar të KFOR-it, tani jemi pak me të qetë dhe mund të shfaqim një arbitrarizëm pushteti ndaj qytetares sonë, sjellje të tilla zyrtarësh të formës së regjimit.

Nga 22 - 26 gusht 2022 mësimdhënesja e matematikës Remzije Lezi nuk është duke u lejuar që të hyj në shkollën “Flamuri i Arbrit” në fshatin Reshtan të Suharekës. Ajo në këtë shkollë jep mësim mbi 30 vite. Është një prej mësueseve me të dalluara dhe pa asnjë vërejtje a masë disiplinore për tërë këto vite. Për një qast ajo njolloset, fyhet e dhunohet psiqikisht nga drejtori i kësaj shkolle duke e larguar me dhunë nga shkolla pa asnjë vendim a shkresë zyrtare, për shkakun e vetëm: lirinë e shprehjes së besimit të saj.

Sikur të imagjinoni vetën tuaj se punoni për kaq dekada dhe për një moment del zyrtari, eprori, drejtori të dera e objektit dhe ta mbyll derën me qelës, të shanë e ofendon sikur asnjëherë të mos të njihte, të ndanë e të veçon nga kolektivi. Çka është me e rënda se asnjë kolegu i juaji nuk të përkrah apo të e thotë një fjalë të vetme ndaj këtij dhunimi institucional.

Kjo formë e diskriminimit dhe arbitrarizmit dëshmon se zyrtarët tanë ende punojnë sipas tekeve, inateve, paragjykimeve dhe nuk e respektojnë rendin tonë juridik dhe kushtetues.

Komuna e Suharekës është brenda Kosovës dhe ne kemi një sistem juridik. I thua Drejtorit të Arsimit se duheni me e mbrojt mësimdhënësen në punë, jo ne e mbrojmë Kushtetutën dhe laicitetin e shtetit. O zotëri femra me shami ke në të gjitha institucionet duke përfshirë edhe në organin me të lartë të pushtetit, pse nuk lejohet në Suharekë. I ofron dëshmi se Gjykata Supreme ka nxjerr aktgjykim ku nuk e lejon diskriminimin e aq me pak në baza fetare, i prezanton ligje e dispozita. Në fund të thotë nuk lejohet shamia se ne e mbrojmë Kushtetutën.

Kjo tregon se institucionet tona duke përfshirë edhe nivele të larta menaxhimi nuk i intereson rendi juridik, po interpretimi sipas qejfit. Këta zyrtar që shkelin liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe e vendosin në një pozitë të tillë një femër, më së paku e kanë vendin në institucione.

Ne kemi aktgjykimin e Gjykatës Supreme me numër ARJ.Nr.32/2022 ku ka kthyer në punë zyrtaren me shami dhe u ka përkujtuar institucioneve shtetërore dhe lokale, personave fizik dhe juridik të sektorit publik dhe privat ndalimin e diskriminimit në rastet e punësimit. Ndalesa e mosdiskriminimit parashihet në Ligjin për Diskriminim, Ligjin për liritë fetare, pa hyrë në akte tjera juridike me fuqi me të lartë dhe instrumente të tjera ndërkombëtare.

Ndalimin e mosdiskriminimit e kanë edhe në Kodin e Etikës që ka nxjerr Komuna e Suharekës, i cili parasheh përveç tjerash edhe parimin e pajtueshmërisë me ligjin të vendimeve të tyre. Këtë ju obligon edhe Ligji për vetëqeverisje lokale.

Kjo formë e sjelljes së institucioneve të kujton kohën e dhunës serbe vetëm pse ishim shqiptar. Shoqëria dhe institucionet duhet t’i dalin në ndihmë personave të cilëve u shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe një herë e përgjithmonë të sanksionohet të gjithë ata zyrtar që shkelin këto të drejta pa asnjë bazë.

Derisa Sekretari amerikan Antony Blinken thotë se ““Liria fetare është një element kyç i një shoqërie të hapur dhe të qëndrueshme. Pa të, njerëzit nuk janë në gjendje të japin kontributin e tyre të plotë për suksesin e vendit të tyre. Dhe sa herë që mohohen të drejtat e njeriut, ajo ndez tensionin, sjell ndarje”, si i lejohet një shpellari me mendësi enveriste, shoviniste të dhunoj liri dhe të drejta të qytetarëve.

Kosova nuk është shtet ateist, ka perënduar kjo kohë. Ne jemi shtet laik ku qytetarëve i lejon privatisht dhe publikisht të shfaqin besimin e tyre fetar.

Gjithë këto ligje, gjithë ato dispozita që ndalojnë diskriminimin, sa edhe në komunë kanë koordinatorin kundër diskriminimit dhe prapë i diskriminojnë qytetarët e tyre.

Është koha t'i themi #Stop_diskriminimit_në_baza_fetare.

Lajme të ngjashme