“Askush nuk ma kontrolloi letërnjoftimin”: korrespondenti i BBC-së përshkruan sigurinë gjatë hyrjes në aktivitet
Korrespondenti kryesor i BBC-së për Amerikën e Veriut, Gary O’Donoghue, mori pjesë mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Për BBC, ai përshkroi atmosferën brenda sallës së hotelit:
"Ecja disa blloqe deri te hoteli, pastaj ia tregova ftesën dikujt që e pa nga rreth dy metra larg. Askush nuk ma kontrolloi letërnjoftimin.
Më kontrolluan pak gjatë hyrjes në sallë, por edhe kur pajisja sinjalizuese bëri zhurmë, nuk më kërkuan t’i zbrazja xhepat.
Shërbimi Sekret e bëri punën e vet; ata e ndaluan këtë person që të hynte në sallë.
Por ai perimetër sigurie ishte pikërisht jashtë dyerve të sallës, ndërsa hoteli, natyrisht, ishte plot me mysafirë të zakonshëm."