Arrin në Zaporizhzhia ekipi i OKB-së, mision për parandalim të një aksidenti bërthamor - NACIONALE

Arrin në Zaporizhzhia ekipi i OKB-së, mision për parandalim të një aksidenti bërthamor

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Një ekip prej 14 vetash ka arritur nga Kievi në Zaporizhzhia, me një autokolonë që përfshinte makina të bardha të OKB-së, teksa Kievi dhe Moska vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për granatimet në dhe përreth termocentralit më të madh bërthamor të Evropës.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se inspektorët e Kombeve të Bashkuara në rrugën drejt një termocentrali atomik të kontrolluar nga Rusia në vijën e parë të luftimeve në Ukrainën jugore po synojnë të parandalojnë "një aksident bërthamor”.

Misioni ka mbërritur në qytetin ukrainas ditën e mërkurë, ndërsa i pyetur në lidhje me planet për një zonë të çmilitarizuar në uzinë – një kërkesë e mbështetur nga OKB – drejtori i IAEA Rafael Grossi tha se "kjo është një çështje e vullnetit politik".

Lajme të ngjashme