Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse të mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar punëtorin teknik në një shkollë në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka bërë me dije se viktima është 10 vjeçare, ndërsa i dyshuari 64 vjeçar.
“Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe) Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore” – ka thënë ai.