Arrestohet një person me probleme psiqike në Prishtinë, dyshohet se ngacmoi një grua - NACIONALE

Arrestohet një person me probleme psiqike në Prishtinë, dyshohet se ngacmoi një grua

1 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ngacmoi një grua në lokalin e saj.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka hyrë në lokalin e saj dhe e ka ngacmuar. I dyshuari është arrestuar dhe sipas raporteve mjekësore ai dyshohet të këtë probleme psikike”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme