Arrestohen katër persona në Drenas për rrahje
Policia e Kosovës ka arrestuar katër burra të cilët janë rrahur mes vete në Drenas.
Sipas policisë, lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një grua dëshmitare.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri.”
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE&LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gllogoc,09.06.2024-17:45. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete. Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.