Arrestohen dy burra në Prishtinë, kanosën dhe sulmuan ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast
Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra pasi kanë kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast.
Sipas raportit 24 orësh, një grua zyrtare e ekipit mjekësor ka pranuar trajtim mjekësor..
Të dyshuari i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Bedri Gjini, Prishtinë / 28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.