Arifi: Liburn Aliu e ka futur në lojë edhe Kurtin, le ta themelojë një parti në Preshevë - NACIONALE

Arifi: Liburn Aliu e ka futur në lojë edhe Kurtin, le ta themelojë një parti në Preshevë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, duke iu referuar vendimit te kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili emëroi si Këshilltare Politike për Preshëvë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinanin, tha se Kurti emëroi një njeri partikak në një post që duhet të jetë jopartiak.

Arifi tha në T7 se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu “e ka futur në lojë edhe Albin Kurtin” për t’i bërë konkurrencë atij në Preshevë.

“Ne jemi duke u diskriminu, e kemi papunësinë 50%, e kemi pasivizimin mbi kokë, tash edhe Qeveria e Kosovës është duke u qasur në mënyrë amatoreske me vendin tonë. Ne kemi nevojë për një Kosovë e cila është e mençur dhe e fortë, e jo ajo e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu”, tha Arifi.

Arifi ftoi Aliun që që ta themelojë një parti në Preshevë, pasi sipas tij, ministri Aliu ka “inate politike” dhe “dëshiron ta udhëheq politikën e Preshevës”.

Unë i bëj ftesë Liburnit, nëse do me bë politikë, mos e përdor Arditën si kukull. Hajde këtu në Preshevë, themeloje një parti, fitoji zgjedhjet, konkurro, edhe atëherë e shohim a mund ta ndikosh politikën. E jo ti Arditën me e futë Arditën në lojë vetëm e vetëm se ke inate politike dhe do me e udhëheq politikën e Preshevës”, tha Arifi.

Kryetari i Preshevës mendon se kjo është qesharake dhe se sipas tij, Aliu duhet të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“I kërkoj dorëheqje Liburnit prej kësaj çfarë është duke bërë. Prej partisë bre duhet me u përjashtu me këtë çfarë po bën në Preshevë”, tha Shqiprim Arifi.

Lajme të ngjashme