Arabia Saudite sekuestron 46 milionë pilula amfetamine të fshehura në miell - NACIONALE

Arabia Saudite sekuestron 46 milionë pilula amfetamine të fshehura në miell

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Autoritetet në Arabinë Saudite thonë se kanë sekuestruar 46 milionë pilula amfetamine që ishin kontrabanduar në një ngarkesë mielli – një rekord i ri ky për mbretërinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Narkotikëve, tha se forcat e sigurisë kanë gjurmuar dërgesën ndërsa ka mbërritur në Portin e Thatë të Riadit, ndërsa bëri të ditur se në bastisjen në magazinë janë arrestuar gjashtë sirianë dhe dy pakistanezë.

Arabia Saudite është tregu më i madh për tabletat që mbajnë logon captagon - zakonisht një përzierje e amfetaminës, kafeinës dhe mbushësve të ndryshëm për të cilën thuhet se është një nga drogat më të njohura në mesin e të rinjve të pasur në Gjirin Persik.

Sipas BBC-së, kjo drogë është konsumuar edhe nga luftëtarët në luftën civile në Siri, të cilët thonë se zbeh frikën në fushën e betejës.

Ndërsa, sipas një raporti të fundit të Institutit Neë Lines, tregtia globale e captagonit po rritet me shpejtësi dhe vitin e kaluar kishte kapur një vlerë prej rreth 5.7 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme