Ankesa e Listës Serbe ndaj partisë së Rashiqit, Bugaqku: Nuk ka bazë kushtetuese - NACIONALE

Ankesa e Listës Serbe ndaj partisë së Rashiqit, Bugaqku: Nuk ka bazë kushtetuese

2 orë më parë

nga NACIONALE

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe në PZAP s’ka ndaj rezultatit të përfundimtare të KQZ-së nuk ka bazë kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se në asnjë rrethanë nuk guxohet të selektohet një qytetar apo grup qytetarësh dhe t’ia imponoj preferencën për votë.

“Nuk është se e kemi përmbajtjen e plotë të ankesës sepse nuk është bërë e ditur në detaje. Megjithatë ne duhet ta kemi të qartë dhe pa e paragjykuar vendimin e PZAP-së që është në diskrecionin e tyre të plotë të vendosin, por unë mendoj që Kushtetuta e Kosovës sa i përket votës është shumë e qartë dhe ka parime që garanton se vota nuk është selektive. Pra, Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën e votës për çdo shtetas të Kosovës që i ka mbushur 18 vjet dhe ka të drejtën e votës dhe ky është mbase kriteri i vetëm”, ka deklaruar Bugaqku në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ndaj rezultatit të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë që udhëhiqet nga Nenad Rashiq.

Sipas Listës Serbe, kjo parti është votuar edhe nga shqiptarët.

Lajme të ngjashme