Ambasadorja amerikane: Në Maqedoninë e Veriut ka nepotizëm dhe korrupsion - NACIONALE

Ambasadorja amerikane: Në Maqedoninë e Veriut ka nepotizëm dhe korrupsion

4 javë më parë

nga NACIONALE

Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transparenca, dhe ka nepotizëm, korrupsion e joefikasitet institucional.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veiut, Kate Marie Byrnes, ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia dhe ka nepotizëm, korrupsion e joefikasitet institucional.

Këtë deklaratë, Byrnes e bëri pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministrinë e Financave të një granti prej 10 milion dollarësh.

“Ne e dimë se një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike. Zyrtarët e qeverisë duhet t'i përgjigjen këtyre sfidave. Ne ju mbështesim që të vazhdoni me këto reforma edhe kur ato shkaktojnë përçarje të caktuara politike, sepse një Maqedoni e Veriut e fortë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse është një shtyllë për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha ambasadorja.

Duke hedhur dyshime se disa prej politikanëve janë kundër zbatimit të reformave, ambasadorja amerikane u rekomandoi përfaqësuesve të qeverisë që të përmbushin pritjet e publikut, si dhe standardet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme