Aleanca i qëndron gjashtë kërkesave ndaj VV-së, Gjini: S’duam të jemi pjesë të qeverisë, as të takohemi me Kurtin
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk është pengesë për krijimin e institucioneve të reja, por nuk e sheh të nevojshëm një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk jemi pengesë për themelimin e institucioneve të vendit, nuk duam me qenë pjesë e Qeverisë”, tha Gjini.
Ai theksoi se AAK-ja nuk kërkon ministri apo poste, por mbështetje për gjashtë pikat e propozuara nga partia. Sipas tij, Aleanca është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit politik, por pa hyrë në ekzekutiv.