Ahmeti: U ndjeva goxha keq kur e pashë Kurtin krah Mickoskit, i cili thoshte se gjuha shqipe s’ka qenë kurrë zyrtare
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar se nuk i kanë pëlqyer fotografitë e Albin Kurti me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.
Ai ka bërë me dije se është ndier keq kur Kurtin e ka parë krah Mickoski, i cili kishte deklaruar se shqipja nuk kishte qenë asnjëherë gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut.
Gjatë një interviste në ”Click” të RTV21, ai ka treguar se çfarë emocionesh i kanë sjell ato fotografi.
“Nuk kam argumente, por më ka bërë goxha të ndihem keq kur e kam parë krah Mickoskit, kur tha se gjuha shqipe s’ka qenë kurrë zyrtare. Më solli në kujtesë nënën e Afrim Kalanicës”, ka thënë Ahmeti, duke dhënë detaje tjera.
“Kur e pashë që lotët i ranë te varri i Afrim Kalanicës, i cili ka qenë një oficer i jashtëzakonshëm… Për çfarë u vra Afrim Kalanica, Fadil Nimani? Janë dëshmorë që kanë luftuar këtu, kanë mundur të vriten këtu”, është shprehur Ahmeti.