Abrashi i VV-së për mbajtjen e seancës konstituive: Jemi në gjendje gatishmërie, më thanë që shumë shpejt - NACIONALE

Abrashi i VV-së për mbajtjen e seancës konstituive: Jemi në gjendje gatishmërie, më thanë që shumë shpejt

7 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka thënë se deputetët e kësaj partie janë në gjendje gatishmërie, në pritje të zhvillimeve që pritet të çojnë drejt formimit të institucioneve të reja.

Abrashi ka deklaruar se ende nuk është caktuar data e seancës konstituive, ndërsa theksoi se LVV-ja po punon për të gjetur një formë bashkëpunimi me partitë e tjera.

“Nuk ka ndonjë datë të caktuar, por më thanë që shumë shpejt. Ka tash disa ditë që ne jemi në gjendje gatishmërie, flas për deputetët e zgjedhur”, ka deklaruar ai për Kallxo.com

Sipas Abrashit, kjo gjendje gatishmërie lidhet me pritshmëritë se, para mbajtjes së seancës konstituive, mund të arrihet një marrëveshje politike për avancimin e procesit të formimit të institucioneve.

Lajme të ngjashme