Abdixhiku tha se janë 148, Zemaj: 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të LDK-së
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se janë 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të kësaj partie.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se janë 148 nënshkrime.
“151 nënshkrime janë”, tha shkurt Zemaj për Gazetën Express.