Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për energjinë, kritikon ashpër pushtetin - NACIONALE

Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për energjinë, kritikon ashpër pushtetin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalur me një video-adresim për qytetarët në lidhje me krizën energjetike.

Abdixhiku ka thënë se qeveria është treguar e paaftë të menaxhojë këtë krizë.

“Reduktimet e energjisë që po na ndodhin gjatë verës, janë shenjë e një dimir të vështirë që do ta kemi përpara. Përkundër paralajmërimeve, qeveria është dëshmuar e paaftë të veprojë me kohë. Ka pasur një vit të përgatitet, por gjendja është e njëjtë si një vit më parë. Kemi prezantuar një plan 10 pikësh që do të ndihmojë qytetarët tanë për të përballuar krizën energjetike”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

“Përderisa vendet e BE-së kanë plane kursimi, qeveria jonë është në pushim. Na duhet plan për kursim, dhe fushatë vetëdijësimi”, deklaroi ai.

VIDEOJA:

Lajme të ngjashme