Abazi e sulmon brutalisht Kurtin për fjalët mbi Gjingjiqin: Serbisht për Oliverin, shqip për Gjingjiqin - NACIONALE

Abazi e sulmon brutalisht Kurtin për fjalët mbi Gjingjiqin: Serbisht për Oliverin, shqip për Gjingjiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti aktualisht i Vetëvendosjes, Haki Abazi, është përfshirë në debatin që po bëhet për shkak të përkujtimi që bërë kryeministri, Albin Kurti me rastin e përvjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

Abazi me një shkrim të gjatë ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti duke thënë se “serbisht për Oliverin- Shqip për Djindjic, çfarë do të shkruaj për dreqin e madh!

Ai ka thënë se Kurti i ka kushtuar elozhe Gjingjiqit dhe se shkrimi i Kurtit është mashtrim dhe deformim i fakteve.

Shkrimi i Kurtit është mashtrim dhe deformim i fakteve historike, është tentim për të kamufluar veten si një internacionalist i rajonit që në tryezën e munguar ku ulën vajtuesit e vegjëlisë së përvuajtur flasin për aftësinë për të gjetur edhe heronjët e armikut. Kjo është vogëlsi, ky është akt i turpërimit me një inferioritet të paparë. Rehabilitim pa nevojë!” – ka shkruar Abazi në Facebook.

Po, pse Kurti nuk shkroi një elozhe, nuk bëri një video me thellësi mbrapa për Ibrahim Rugovën, as në ditën e lindjes dhe as në ditën e vdekjes! Kurti më parë pranon të shkruaj e të flet mirë për një Serb të vdekur si Oliver Ivanovic dhe të shkarravisë një Shqiptar që është i djathtë sipas tij se sa të përfshijë në diskursin publik në shkallën e rëndësisë historike një figurë si Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekiria Cana, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Afrim Loxha...” – ka shkruar tutje ai.

Shkrimi i plotë i Abazit:

Lajme të ngjashme