AAK me rezolutë mbështetëse për rezolutën e djeshme në Parlamentin Evropian ku dënohet Serbia për sulmin terrorist në Banjskë - NACIONALE

AAK me rezolutë mbështetëse për rezolutën e djeshme në Parlamentin Evropian ku dënohet Serbia për sulmin terrorist në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë të thirrur për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka njoftuar se do të propozojnë rezolutë mbështetëse në Kuvendin e Kosovës për rezolutën e miratuar djen në Parlamentin Evropian ku dënohet fuqishëm Serbia për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator .

GP i AAK-së do t’i propozojë Kuvendin mbajtjen dhe miratimin e një deklarate politike për dy çështje; e para një rezolutë mbështetëse nga Kuvendi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila si asnjë herë më parë e ka dënuar sulmin në Banjskë”, ka thënë Tahiri, siç e citoi Ekonomia Online.

Unë nuk e di a e keni parë këtë Rezolutë, por kjo Rezolutë e PE e dënon në masën më të madhe Serbinë në sulmin terrorist në Banjskë. Nëse e marrim pikën e parë, e dënon me gjuhë shumë të ashpër dhe quan sulm terrorist dhe i bën thirrje vendeve anëtare që nëse nuk e kanë dënuar, ta bëjnë sa më shpejt”, tha Tahiri.

Lajme të ngjashme