55 aksidente dhe 33 patentë shoferi të konfiskuar brenda 24 orëve, njofton policia
Brenda 24 orëve Policia e Kosovës njoftoi se janë evidentuar 55 aksidente trafiku si dhe kanë konfiskuar 34 patentë shoferi.
“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në komunikatë të policisë.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, nëmënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet mes tjerash në komunikatë.