Nga LDK e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për "militantizim ekstrem" dhe "paaftësi" - NACIONALE

Nga LDK e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për "militantizim ekstrem" dhe "paaftësi"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku.

Halimi me anë të një video-adresimi ka deklaruar se kultura në Kosovës për “dy vjet qeverisje ka shënuar degradim të shumanëshëm” derisa ka përmendur mungesën e investimeve kapitale.

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie ka akuzuar MKRS-në edhe për “militantizim të skajshëm të institucioneve”.

“Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë,” – shprehet znj. Halimi në fjalën e saj.

“Hovi i zhvillimit të kinematografisë kosovare me të cilin krenoheshim është stopuar duke iu falënderuar paaftësisë së kësaj ministrie...” – vazhdon tutje Halimi, që me vokacion është edhe poete dhe mes njerëzve të LDK-së po merret më aktivisht me fushën e kulturës.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme