Luajti rolin e një gruaje që vuan zhdukjen e burrit, Ilire Vince shpallet Aktorja e Vitit në Kosovë - NACIONALE

Luajti rolin e një gruaje që vuan zhdukjen e burrit, Ilire Vince shpallet Aktorja e Vitit në Kosovë

1 vit më parë

nga Burim Pacolli

Aktorja Ilir Vinca është shpallur Aktorja më e mirë e Viti nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për paraqitjen e saj impresive në rolin e shfaqjes “Babai dhe Babai”.

Vinca luajti përkrah aktorëve Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi, në shfaqjen e cila ishte me regji të Kushtrim Koliqit dhe skenar të drejtorit të qendrës “Multimedia”, Jeton Neziraj.

“Babai dhe babai” trajton në mënyrë brilante çështjen e personave të pagjetur nga lufta shkatrimmtare në fund të viteve të 90-a në Kosovë.

Në gërshetimin e trajtimit të të pagjeturve, me mbi 1600 prej tyre që ende mbajnë në ankth familjet pasi nuk dihet asgjë për fatin e tyre, “Babai dhe babai” inkorporon në mënyrë por të theksueshme sfidat e një familje normale dhe të zakonshme kosovare, apo ashtu të paktën mund të duket në shikim të parë.

Dhe performanca e Vincës në këtë rol është konsideruar të jetë më e mira e vitit nga institucioni më i lart kulturor në Kosovë.

“Sot u vlerësova me çmimin Aktorja më e mirë e Vitit nga MKRS në ditën Botërore të Teatrit. Falenderoj Ministrinë e Kulturës, jurinë vlerësuese e në veçanti, Kushtrim Koliqi, Jeton Neziraj, Bujar Ahmeti e Kosovare Krasniqi për punën e jashtëzakonshme e inspiruese!”, ka shkruar Vinca në Facebook.

“Babai dhe babai” premierën e pati më 16 maj të vitit 2022 në “Muzeun Etnologjik” në Prishtinë, për të vazhduar tutje me reprizat në disa destinacione të tjera në kryeqytet.

Shfaqja u realizuar nga Integra, falë një bashkëpunimi të mirë me “NED”, PAX”, Bashkimi Evropian, Fondi për Zhvillim Komunitar, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Rockfeller Brother Funds dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Çka ndodh në “Babai dhe babai”?

Për shkak të problemeve shëndetësore, Dini (Bujar Ahmeti), është i papunë por pret që shumë shpejt të dalë në pension dhe të fitojë pak të ardhura.

Në anën tjetër, Sara (Ilire Vinca) punon në një fabrikë të qepjes dhe mban familjen me siguron financat për studimet e bijës Lolës (Kosovare Krasniqi). Kthesa shqetësuese ndodh kur gjatë shtjellimit kuptohet se Dini në fakt është i pagjetur dhe prania e tij në dhomë është portretizim i halucinacioneve të gruas së tij, Sarës.

Në fund, për ta bërë edhe më impresive eksperiencën brenda teatrit gjatë shfaqjes, Lola, e cila bëhet nuse me fustan të zi ecën nëpër publik duke shpërndarë mindila ku shkruhet “1600, na mungojnë”.

Lajme të ngjashme