Intervenimi i vetëm që Manifesta mund ta prakitojë për ta rrëfyer “suksesin” në Prishtinë - NACIONALE

Intervenimi i vetëm që Manifesta mund ta prakitojë për ta rrëfyer “suksesin” në Prishtinë

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

    Qendra për Praktikë Rrëfyese 9/10 - Për transformimin e bazuar në hulumtim dhe bashkëbisedim me komunitetitn dhe për dendësinë e aktiviteteve që ka mbajtur gjatë Bienales. Është projekti më i suksesshëm i Manifestës në të cilin do të vazhdojë të investojë, dhe ka një plan disa vjeçar.
  • Çka ka qenë? - Objekt i lënë pas dore, që njihet si Biblotekeka e Qytetit "Hivzi Sylejmani", ishte harruar që kur doli në objekt të ri. Ai u shndërrua në një objekt që simbolizonte histori për banorët e lagjes dhe letrarët e ndryshëm.

    Objekti i ish-Biblotekës "Hivzi Sylejmani" para intervenimit të Manifesta

    Çka bëri Manifesta? - Fillimisht është për tu vlerësuar qasja që Manifesta i ka bërë objektit dhe historisë që mbanë ai. Ka angazhuar një ekip që ka bërë hulumtim mbi historinë e objektit si Bibliotekë, e më pas e ka renovuar duke e shndërruar në një objekt që mori edhe emër “Qendra për Praktikë Rrëfyese”. Praktikisht ndërhyrja në këtë objekt është projekti më serioz dhe më i sukseshëm i Manifestës në krejt listen e objekteve dhe hapësirave në të cilat intervenoi. Brenda mureve të objektit u realizuan ekspozita të artistëve, ndodhën bisedat më të rëndësishme dhe performancat më të rëndësishme të Bienales, madje edhe në oborr të saj, ku një artist mbolli një bashqe.

    Sa është investuar? - Edhe ky projekt hynë në buxhetin e përbashkët prej 764 mijë eurove, që përfshinë rigjallërimin e Korridorit të Gjelbër dhe “të paturit qasje publike në Grand Hotel Prishtina”. Manifesta nuk ka specifikuar se sa saktësisht është investuar në objektin e Biblotekës “Hivzi Sylejmani” por nga investimi që duket dhe sasia e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë tre muajve aty, duket se ka marrë shumicën e buxhetit të përbashkët me Korridorin dhe Gandin.

    Cili është plani pas Manifestës? - Për “Manifestën” ish-objekti i Biblotekës “Hivzi Sylejmani” tashmë objekt i një “institucioni të ri ndërdisiplinor e kulturor i themeluar për të vijuar veprimtatinë në vitet 2023-2027 me një investim të projektuar prej 1 milion eurosh për katër vitet e ardhshme”. Do të mbesë pronë e Qytetit të Prishtinës.

    Ky projekt është ndoshta i vetmi në të cilin “Manifesta” përmes Fondacionit “Manifesta 14 Prishtina” që e ka krijuar për Bienalen në kryeqytetin e Kosovës, do të vazhdojë të jetë e angazhuar. Nuk është specifikuar se çka saktësisht nënkupton ky “institucion i ri ndërdisiplinor” por duket se planet e Manifestës për këtë projekt janë serioze.

    Fotografitë: Visar Kadrolli, Nacionale/2022

    Çka duhet të investohet që të arrihet plani? - Meqënse duket se “Manifesta” vetëm e ka një plan, por nuk e ka bërë ende publike se cili është ai, është e zorshme që të flitet për nevojat që ka ai objekt tash si institucion i ri kulturor e social në Prishtoinë por ajo që ka nevojë emergjente është që “Qendra për Praktikë Rrëfyese” të ketë një ekip që do të vazhdojë punën e menaxhimit të hapësirës dhe objektit, derisa ky plan 2023-2027 të fillojë të ekzekutohet. Por se kujt do t’i hyjë në punë, mbetet të shihet.

    Lajme të ngjashme