Hugh Jackman u kërkon falje pulave për atë që do t’u bëjë para rolit në filmin e ri
Hugh Jackman u ka kërkuar falje veganëve dhe vegjetarianëve për qasjen që merr për t'u përgatitur në luajtjen e rolit "Wolverine".
Jackman ka luajtur këtë rol plot nëntë herë në të kaluarën, dhe pritet të futet në karakter përsëri në filmin e ri "Deadpool".
Me këtë në mendje, ai duhet të shtojë peshë dhe masë në secilin rast që luan superheroin mutant.
Ndonëse ai e ka mohuar ashpër se ka marrë ndonjëherë steroide për ta ndihmuar atë të arrijë llojin e fizikut që i nevojitet për të luajtur "Wolverine", ai nuk e mohon që një vegani apo vegjetariani nuk do t'i pëlqente veçanërisht ajo që duhet të bëjë.
Jackman u ka kërkuar falje atyre që refuzojnë të hanë mish, por gjithashtu edhe pulave të botës.
Kjo pasi ai po përgatitet të ha një porcion të bujshëm me to.
Kështu, pra, ai po bëhet gati për ngrënien e plot pulave të gjora që e gjetën veten nën tehun gllabërues të njeriut - për çka, për një film...
Kur jemi te pulat, hidhni një sy artikullit të mëposhtëm ku gazetari Burim Pacolli elaboron në "popullin që i nënshtrohet pulave".
Jackman, së fundmi në një prononcim për "Who's Talking With Chris Wallace", tha: "Thjesht e bëra në stilin e shkollës së vjetër.
"Dhe po të them, kam ngrënë më shumë pula - i kërkoj falje krejt veganëve, vegjetarianëve dhe pulave të botës.
"Literalisht, karma nuk është e mirë për mua. Nëse dieta ka të bëjë diçka me pula, jam në telashe".
Ai thotë se po e bën në stilin e "shkollës së vjetër", derisa nënkupton se po eviton rrugët e shkurtëra duke ngrënë gjëra që kanë rezultat të shpejt por nuk janë organike.
Në vendimin e tij për të qëndruar larg steroideve dhe mënyrave tjera për të arritur formën shpejt, ai shpjegoi: "E dua punën time dhe 'Wolverinen'.
"Duhet të bëj kujdes çka them këtu, por e kam thënë si anekdodë për efektet anësore, dhe po mendoja 'nuk e dua edhe aq shumë'.
"Kam mësuar se nuk mund ta nxitosh.
"E kam kuptuar se kërkon kohë. Kështu që, kemi gjashtë muaj kohë deri në xhirime, dhe unë nuk po bëj punë tjetër. Do të qëndroj me familje dhe do të stërvitem. Kjo do të jetë puna ime për gjashtë muaj.
"Jam shumë i përgatitur aktualisht.
"Jam i shëndetshëm. Kam një vend të mirë për të filluar.
"Më falni, pula. Vraponi. Filloni të vraponi tash sepse po vij për ju".
