Artisti britantik që bëri famë duke përzier artin me dhomën e ditës për të krijuar një model enterieri - NACIONALE

Artisti britantik që bëri famë duke përzier artin me dhomën e ditës për të krijuar një model enterieri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në pjesën e dytë të serisë sonë, ku ne eksplorojmë gjërat, vendet dhe njerëzit që frymëzojnë jetën e punës së krijuesve, gazetarja Marie-Claire Chappet diskuton gjithçka me dizajnuesin e dashur britanik të ambienteve të brendshme, nga këshillat e tij për karrierën e deri te historitë më frymëzuese për t’u ndjekur në Instagram

Gjatë shtatë viteve të fundit, Luke Edward Hall është kthyer në mishërimin e arredimit të hapësirave të brendshme shik. Stili i tij i njohur, i cili ngjan disi me një film të Wes Anderson dhe një ëndërr plot me ethe të Bloomsbury Group, mund të shihet në veprat e tij artistike (pikturat dhe vizatimet e tij janë shfaqur në nivel ndërkombëtar në galerinë e Athinës The Breeder) dhe në brendin tij të modës dhe në dizajnin e hapësirave të brendshme, Chateau Orlando, që ai lançoi këtë vit. Që nga koha e diplomimit në Central Saint Martins në 2012, Hall ka injektuar një perceptim krijimtarie të pakufishëm në botën e modës, artit dhe dizajnit, duke punuar me markat dhe institucionet kryesore nga Burberry, Lanvin, Royal Academy of Arts e deri te V&A.

Në vitin 2019 ai botoi librin e tij të parë Greco Disco: The Art & Design Of Luke Edward Hall – dhe në 2020, përfundoi projektin e tij të parë të madh në Paris, Hôtel Les Deux Gares. Rezultati i punës së tij ishte një hotel dhe restorant i vogël plot gjallëri dhe shumëngjyrësh me 38 dhoma, plot me vija, skica, elementë të pazakontë dhe tërheqës. Hall është gjithashtu publicist për The Financial Times,dhe përveç menaxhimit të Chateau Orlando, po shkruan edhe librin e tij të dytë.

Në këtë artikull të Service95, ai flet për frymëzimet e tij krijuese dhe rutinën e tij në një ditë pune...


Kolona e tij zanore gjatë punës... Muzika më ndihmon të futem në një lloj gjendjeje, e cila më ndihmon kur pikturoj apo vizatoj. Më pëlqen muzika pop eksperimentale dhe futuriste, dhe jam një fans i madh i producentëve si AG Cook. Megjithatë, ndonjëherë thjesht dua të dëgjoj një përzierje muzikore të qetë gjashtorëshe të stilit Hobbit. Ose Enya!

Për sa i përket procesit… E filloj punën që në momentin që zgjohem, por pushoj gjatë ditës që të kem mundësi të bëj një dush të gjatë, të përgatis drekën dhe të shëtis qenin tim, Merlin. Punoj në studion time, e cila ndodhet në një fermë rreth 10 minuta nga vendi ku jetoj në kufirin midis Oxfordshire dhe Gloucestershire, dhe përveç lopëve, nuk kam fqinjë të tjerë. Nuk i vendos vetes rregulla të veçanta, por mundohem të mos e prek telefonin pas orës 21:00. Më pëlqen të lexoj gati për një orë para se të shtrihem dhe të mendoj për më shumë ide para se të bie në gjumë.

Për sa i përket frymëzimit… The Hand Of God është një film që më ka lenë mbresa të thella, dhe shumë prekës. Çdo ditë lundroj në internet për të gjetur pak frymëzim – Më pëlqejnë profilet në rrjetet sociale @weird_walk, @bibleofbritishtaste, @a.prin.art, @florence.knight, @larry_stanton_art – dhe frymëzohem shumë nga artistë dhe krijues të tjerë si Bloomsbury Group, Jean Cocteau, Christopher Wood, Picasso, Cecil Beaton, Oliver Messel, Stephen Tennant, Elsa Schiaparelli dhe Denton Welch.

Për sa i përket pasurisë më të çmuar... Studioja ime është plot me sende jo shumë të vlefshme, por që më pëlqejnë. Por gjëja me të cilën jam më i lidhur është ndoshta koleksioni im i librave dhe revistave të vjetra dhe të rralla. Në veçanti, më pëlqejnë kopjet e mia të vjetra të L’Uomo Vogue dhe Casa Vogue. Gjithashtu jam shumë i fiksuar pas një vizatimi të madh nga Duncan Grant, që përshkruan Paul Roche, duke qëndruar në një si lëndinë në pyll. Pothuajse duket sikur po i dalin brirët e djallit. Është një vepër e bukur dhe e këndshme.

Për sa i përket modës dhe bukurisë... Më pëlqen të vesh rroba nga kompani si Old Town ose pulovra dhe këmisha të vjetra pambuku të lyera me dorë që i blej nga një dyqan ferme afër Cirencester. Blej shumë rroba cilësore, por edhe për qëllime kërkimore për markën time “Chateau Orlando”, duke përfshirë jelekët, trikotazhet, kostumet etj. Për mua, veshja është një mënyrë për të shprehur veten, ashtu si dekorimi i dhomës është një mënyrë për të projektuar një ide. Më pëlqen të ndryshoj edhe parfumet. Për momentin po përdor Dries Van Noten’s Jardin de L’Orangerie, që vjen në formën e një shisheje qelqi të mrekullueshme ngjyrë limoni dhe vjollce.

Për sa u përket udhëtimeve... E dua Italinë për arkitekturën, njerëzit, ushqimin dhe historinë e saj, dhe Greqinë për mitologjinë dhe legjendat e lashta. Por frymëzohem edhe nga peizazhi dhe folklori i vendit tim, Mbretëria e Bashkuar, veçanërisht nga rajoni West Country, nga ku është edhe origjina e familjes së nënës sime.

Lidhur me karrierën e tij... Këshilla më e mirë që kam marrë ndonjëherë ka qenë: “Përdori gjithmonë veshoket. Ashtu si kali”, [kështu që përqendrohesh vetëm në atë që po bën], një ide që më pëlqen shumë! Jam shumë i kënaqur me punën time, por nëse do të më duhej të bëja diçka tjetër, mendoj se do të kishte lidhje me ushqimin. Më pëlqen ideja e shkrimtarit të gastronomisë.

Marie-Claire Chappet është gazetare e arteve dhe kulturës që jeton në Londër dhe redaktore kontribuuese në “Harper’s Bazaar”

Lajme të ngjashme