Sunny Hill kalon nga Prishtina në Tiranë, mirëpritet nga Rama e Veliaj

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ka marrë dhenë debati për çështjen e anulimit të festivalit "Sunny Hill".

Ky i fundit u anulua pasi sipas organizatorët u tërhoqën, që siç thanë atë, për shkak të vonesave nga ana e Qeverisë.

"Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë", shkroi mes tjerash Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës.

Në anën tjetër, Gazeta Nacionale ka mësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar personalisht kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të anulonte vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 17 hektarëve të lartpërmendur.

"Javën e kaluar në Qeveri është mbajtë një takim, ku ka marrë pjesë Përparim Rama, Albin Kurti, përfaqësuesi i Sunny Hill dhe një pjesë e asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal. Aty Albin Kurti kishte kërkuar që të anulohej vendimi i Kuvendit Komunal për t'ia dhënë tokën për 99 vjet në shfrytëzim organizatorëve të Sunny Hillit," - tha ky burim, duke shtuar se kryeministri Kurti filloi "me lojërat e tij të zakonshme "mos të flasim për tokë, por të flasim për festival".

Kurti kishte thënë - veç tjerash - që do t'i bindte asamblistët e Vetëvendosjes në Prishtinë për ta votuar vendimin e ri, me kusht që toka të mos jepej për 99 vjet sepse, sipas Kurtit, "ky 99 vjeçari, ka degraduar".

Sipas këtij burimi, në atë takim kryeministri Kurti nuk ishte aspak i disponuar për ta zgjidhur problemin, edhe pse tashmë kishin kaluar të gjitha afatet kohore e ligjore për vendosjen rreth tokës së dhënë nga Kuvendi Komunal.

Nuk shkoi shumë dhe "Sunny Hill" përmes faqes zyrtare konfirmoi se i njëjti do të mbahet në Tiranë.

Ky vendim shkaktoi shumë reagime te opinoni kosovar, duke hedhur kritika të panumërta drejt fajtorit për këtë lëshim.

Megjithatë, poshtë kufirit kanë arsye për t'u gëzuar. Një festival si ky do të thotë shumë për kulturën dhe emrin e Tiranës në veçanti.

E kreu i kësaj bashkie, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se ky sigurisht është një lajm i mirë që Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit.

Përveç tij, s'kishte si të mos reagonte as shefi, Edi Rama.
Kryeministri shqiptar, duke shfrytëzuar të njëjtin rrjet sociale, shfaqi lumturinë për këtë, duke thurr lavde për Tiranën, teksa vazhdoi me cilësimet se nuk ka si ajo.
"Festivali "Sunny Hill" vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre", shkroi Rama.

Lajme të ngjashme