Guxoni: Si mund ta përmirësoni jetën tuaj nëse ndani sekretet me të tjerët?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Nëse keni mbajtur ndonjëherë një sekret nga ndonjë mik, ndonjë anëtar i familjes ose partneri juaj, atëherë shanset janë të mëdha që të njëjtët njerëz të kenë mbajtur sekrete nga ju. Jo të gjithë, dhe jo në çdo moment, por disa prej tyre disa herë.

Mund të ju them me një shkallë të lartë sigurie se sekretet e të dashurve tuaj kanë të bëjnë me ambiciet, besimet, zakonet, mashtrimet, dëshirat, pakënaqësitë dhe shkeljet e besimit. Në një kërkimin, janë pyetur më shumë se 50,000 njerëz për sekretet e tyre, dhe këto janë temat që më së shpeshti dolën.

Ajo që mund të themi gjithashtu është se sado ‘i fsheshtë’ mund të jetë një sekrete, gjithsesi ne nuk jemi të vetmit që do ta dimë.

Në fakt, të dhënat nga e gjithë bota tregojnë se ne priremi të mbajmë të njëjtat të fshehta – rreth 38 lloje të ndryshme gjithsej. Në këtë kërkim, janë pyetur njerëzit për këto kategori të zakonshme. Nëse secili do të kishte linjën e vet, ju mund të printoni çdo sekret të përbashkët në botë në një fletë të vetme letre. Dhe kur e dorëzoj këtë fletë, siç bëj shpesh, 97% e njerëzve thonë se kanë të paktën një nga lista, dhe kanë një mesatare prej 13 sosh.

Kjo listë përfshin ato që u përmendën tashmë, por përfshin edhe përdorimin e drogës, varësinë ndaj seksit, shëndetin mendor, traumat, familjen, financat dhe mashtrimet – qoftë në punë, në shkollë ose me ndonjë partner romantik aktual apo të së kaluarës.

Mjaft qesharake, por ne rrallë pyetemi për sekretet tona. Megjithatë, edhe kur sekretet janë të lehta për t'u fshehur, kjo nuk i bën ato domosdoshmërisht të lehta për t'u jetuar. Një arsye e zakonshme që njerëzit thonë se frenohen në bisedë është thjesht sepse një mendim për sekretin e tyre u erdhi në mendje.

Rruga normale e veprimeve është të ndajmë me të tjerët atë që po mendojmë në të vërtetë, por të mbash një sekret do të thotë të largohesh nga ky akt i përditshëm i lidhjes shoqërore. Kur kjo ndodh, ju e pengoni veten të angazhoheni plotësisht, duke e bllokuar veten nga mundësia për t'u lidhur me të tjerët dhe për të marrë ndihmë prej tyre.

Pra, edhe nëse keni frikë dhe shqetësime, dijeni se hulumtimi tregon se njerëzit reagojnë më pozitivisht ndaj zbulimeve sesa ne shpesh imagjinojmë. Nuk duhet të keni frikë nga më e keqja, pasi ka shumë pak gjasa për këtë.

Mund të duhet pak guxim për të zbuluar diçka të ndjeshme, por kur rrezikoni, i besuari juaj do ta kuptojë këtë dhe do ta vlerësojë. Nëse jeni në një mes shoqëror që ju bën të ndiheni rehat dhe të hapur, atëherë pranoni se dera është gjithashtu e hapur për zbulim.

Ju mund ta zbuloni sekretin tuaj me zë të lart kur jeni në një pyll – ku nuk ka njeri përreth për ta dëgjuar atë, por ashtu si pema që askush nuk dëgjon të bjerë, një zbulim pa zbulues nuk është fare zbulim.

Kur njerëzit u zbulojnë sekretet të tjerëve, ata shpesh kërkojnë ndihmë dhe shpesh kërkojnë njerëzit që janë më të kuptueshëm. Të folurit për një përvojë negative mund të ketë efektin anësor të kthimit të emocioneve negative me të cilat e lidhni atë, dhe kjo është arsyeja pse ‘ta bërtisni’ sekretin tuaj në eter shpesh nuk mjafton.

Një person tjetër mund t'ju ofrojë dy lloje të ndryshme ndihme: mbështetje emocionale dhe mbështetje praktike.

Nëse mund të gjeni dikë me të cilin ndiheni rehat t'i hapeni, ai ka të ngjarë t'ju japë njërën, nëse jo të dyja llojet e mbështetjes. Ata mund të shprehin simpati ose ndjeshmëri, ose të ndajnë me ju një luftë të ngjashme që kanë kapërcyer.

Njerëz të tjerë mund të ofrojnë perspektiva, udhëzime dhe këshilla unike. Rrethi vicioz i të menduarit negativ është më i lehtë për t'u thyer kur futim të tjerët. Mund të mësohemi aq shumë të mendojmë për diçka në mënyrën më të keqe të mundshme, saqë harrojmë se ka mënyra të tjera për të menduar për të. Nëse ndiheni të mbërthyer në një sekret dhe të kapur në të menduarit ripërtypës, ky është një sinjal se është koha për të ndryshuar qasjen dhe për të folur me dikë.

Nëse aktualisht po ruani ndonjë sekret nga ndonjë mik, ndonjë anëtar i familjes ose partneri juaj (dhe gjasat janë të mëdha që të jeni), atëherë me siguri keni të paktën një sekret më shumë seç duhet. Kur hapeni me të tjerët, edhe të tjerët do të hapen para jush.

Lajme të ngjashme