Bradley Cooper zbulon storie shokuese sa të tmerrshëm dhe brutalë dinë të jenë njerëzit e Hollivudit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht sa sukses keni, dikush gjithmonë do të mundohet t'iu thyejë.

Besoj fuqishëm se shumë nga ju mendoni se Bradley Cooper duhet të jetë duke e shijuar jetën dhe pasurinë që i ka sjellë karriera e tij e suksesshme prej artisti. Ai kaloi nga të qenurit askush te një prej aktorëve më të spikatur, e tash i nominuar për 'Oscar' edhe si regjisor. Njeriu po e dëshmon ditë pas dite se mund t'i bëjë të gjitha.

Cooper u shfaq së fundmi në një spidos të podcastit 'SmartLess'. Në të, ai foli rreth rrugës së gjatë që përshkoi drejt Hollivudit. Biseda ishte e detajuar, e fuqishme dhe e frikshme.

Cooper është një preja tyre njerëzve nga i cili mund të mësosh shumë. Një gjë që më mbeti në kokë ishte përulësia. Ai ka qenë në fund të pusit, kështu që e di si është të qenurit në krye të kodrës. Prapë, ka të tillë që presin në radhë për ta thyer.

Cooper tregoi një storie në podcast kur një regjisor i famshëm, emrin e të cilit nuk e zbuloi, u tall me shtatë nominimet e Cooper për 'Oscar'. Në storie, Cooper thotë se ishte në një pasndejë (afterparty) dhe aty iu bashkua një mikeshë aktore, e cila poashtu kishte tri nominime për 'Oscar'.

Ata po flisnin me një regjisor të famshëm, i cili ndërkohë i tha Cooperit: "Në çfarë bote po jetojmë, ku ti ke shtatë nominime dhe ajo ka vetëm tre?"

Përgjigja e Cooperit erdhi nga shoku dhe frustrimi.

"Unë i thashë 'vëllaqko, pse je kaq bir b*the?'" Cooper i tha nioqirëve të 'SmartLess'. "Kurrë nuk do ta harroj këtë, dreqin. Ik p**dhu".

Këto lloj gjërash janë prezente edhe në Hollivud. Xhelozi, epitete nënçmuese, dhe madje edhe tipa të tillë. Cooper gjithashtu tregoi një storie kur një "aktore heroike" për të bëri një koment nënçmues kur ai u nominua për filmin 'Silver Linings Playbook'.

"Ajo tha, 'pashë filmin tënd. Meriton nominimin'," tha Cooper. "Unë ia ktheva, 'çfarë? Më falë, çfarë? Nominimin'. Pastaj, 10-20 minuta më vonë - nuk po bëj shaka - i kalova pranë duke shkuar në tualet kur më tha. 'nominimin'. Mbaj mend veten duke menduar 'çka dreqin është ky vend?' A mund ta imagjinoni duke i thënë dikujt ashtu? Duhet të jeni i dreqosur ta bëni".

Këto lloj gjërash nuk do mend se janë lënduese dhe të tmerrshme. Është e pamundur të gjesh ndonjë arsyetim, veç asaj se njerëzit janë thjesht xhelozë.

Nuk na pëlqen të dëgjojmë për këso lloj gjërash, por është fakt se Hollivudi di të jetë vend brutal dhe jo mbështetës.

Lajme të ngjashme