A ka ekzistuar ndonjë civilizim inteligjent përpara se të 'vinin' njerëzit?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ne njerëzit ndihemi shumë të sigurt se jemi specia më inteligjente që ka ecur ndonjëherë në sipërfaqen e Tokës. Maja e piramides evolucionare?

- Nuk ka dyshim për këtë.

Por kur ta mendojmë më thellë, si e dimë këtë sigurtë? Le të imagjinojmë për një moment se një qytetërim u zhduk miliona vjet përpara se të shfaqeshin hominidët.

Megjithëse nuk ka një përkufizim të saktë të "civilizimit", ne zakonisht e lidhim atë me një specie të aftë për të ndryshuar mjedisin e vetë fizik në një shkallë rajonale apo edhe planetare.

Si do ta dinim ne, miliona vjet më vonë, se ata kanë qenë këtu?

Shumë pak ka mbetur nga Neandertalët, të cilët jetuan vetëm disa dhjetëra mijëra vjet më parë. Edhe qytetërimet më të fundit njerëzore, shumë të përparuara, si ato të Amerikës parakolumbiane, i bënë shumicën e ndërtimeve të tyre nga materiale organike si druri, kështu që prova është e vështirë të arrihet pas vetëm disa qindra vjetësh. Po sikur një qytetërim shumë më i lashtë – të arrinte një nivel teknologjie? Le të marrim dinosaurët, për shembull. Star Trek dhe këtë ide në një episod filmi më shumë se 20 vjet më parë, kështu që le ta eksplorojmë atë pak më tej.

Kushdo që e ka pasur lëndë shkollore historinë e lashtë do të ketë mësuar se brontosaurët duhet të kenë qenë tepër jointelegjentë, ngase truri i tyre kishte madhësi vetëm sa një kuti shkrepëse.

Mbase ky mund të jetë përfundim i gabuar. Brontosaurët kishin "aftësi intelektuale" të mjaftueshme për të kontrolluar dhe lëvizur një trup 30 tonësh, për të gjetur ushqim, për të shmangur grabitqarët dhe për të bërë të gjitha gjërat e tjera që kafshët e mëdha dhe komplekse duhet t’i bëjnë.

Në atë kohë, shkencëtarët ende nuk e kishin zbuluar se dinosaurët ishin paraardhësit e zogjve. Pra, ndoshta duhet ta rishqyrtojmë ‘reputacionin’ e tyre si jointeligjentë. Zogjtë kanë tru të vogël sepse kanë nevojë të fluturojnë, por janë mjaft inteligjentë, veçanërisht sorrat dhe papagajtë. Si e arrijnë këtë?

Truri i tyre ka disa herë më shumë neurone për gram truri në krahasim me gjitarët. Dinozaurët, si teropodët mund të kenë pasur të njëjtën strukturë truri – megjithëse kjo nuk është e vërtetuar, sepse truri nuk fosilizohet – dhe për këtë arsye mund të kenë qenë shumë më të zgjuar nga sa mendonim dikur.

Disa zogj shumë inteligjentë janë të aftë të përdorin mjete. Sorrat me sqepin e tyre mund të shtypin butonin e shpërndarësit të ujit. Ato duhet të kenë vëzhguar njerëzit duke shtypur butonin për të pirë. Kjo është qartësisht sjellje inteligjente dhe tregon aftësinë e tyre për të përdorur mjete. Edhe krokodilët, të cilët kanë lidhje me dinosaurët jo-zogj, kohët e fundit është treguar se përdorin mjete. Nuk duket e pamundur që edhe dinosaurët e kanë bërë këtë.

Prej dinosaurëve, më të zgjuarit zakonisht mendohet të jenë troodonët, dinosaurët e ngjashëm me shpendët nga periudha e vonë e Kretakut. Ata përshtaten me shumë nga kërkesat që ne zakonisht kërkojmë në një specie të avancuar teknologjikisht. Jo vetëm që ishin inteligjentë (bazuar në madhësinë e trurit të tyre), por ishin shumë socialë. Ata kishin krahë të gjatë me "duart" dhe "gishta", të cilët mund t'u kenë dhënë atyre shkathtësi të mjaftueshme për të trajtuar mjetet dhe për të manipuluar objektet.

Asnjë dëshmi e ekzistencës

Troodonët u zhdukën në fund të periudhës së Kretakut rreth 65 milionë vjet më parë, së bashku me shumë dinosaurët e tjerë, kur një asteroid i madh goditi Tokën.

Nëse do të zhvillonin teknologjinë, çfarë shenjash të saj mund të mbetej pas një katastrofe të tillë, për të mos përmendur mijëra mijëvjeçarë të trazirave dhe erozionit të zakonshëm gjeologjik?

Së pari, do të ishte e kotë të gjesh prova të "ndërtesave" të ndërtuara nga 65 milionë vjet më parë.

Nëse atyre u pëlqenin gjërat me shkëlqim siç u pëlqejnë njerëzve, ndoshta ata do prodhonin bizhuteri nga ari ose ndonjë metal tjetër fisnik. Ndoshta ne mund të gjejmë ende zona të pasuruara në mënyrë radioaktive nëse ato do të ishin mjaft të avancuara për të përdorur ndarjen bërthamore.

Nëse do të arrinin deri në udhëtimin në hapësirë, ndoshta ne mund të gjenim anijen e tyre kozmike të braktisur në Hënë ose Mars, ku moti nuk do të kishte fshirë provat.

Natyrisht, ne nuk kemi gjetur asgjë të tillë, të paktën ende jo. Nuk ka gjerdan 65 milionë vjeçar. Në fakt ka rajone të pasuruara me uranium në Tokë – njëra prej të cilave, depozitimi Oklo në Gabon, i nënshtrohet ndarjes natyrore – por ato nuk i përshtaten afatit kohor.

Megjithatë, nëse nuk kërkojmë kurrë për prova të tilla, ose përjashtojmë mundësinë që ato të ekzistojnë, nuk do t’i gjejmë kurrë. Tani për tani, kur themi se njerëzit janë speciet e vetme në planetin tonë që evoluan inteligjencën teknologjike, nuk gabojmë po të shtojmë edhe fjalën "ndoshta".

Lajme të ngjashme