Top dhjetë filmat më të mirë që kanë dalë apo do të dalin në 'Netflix' dhe simotrat gjatë qershorit - NACIONALE

Top dhjetë filmat më të mirë që kanë dalë apo do të dalin në 'Netflix' dhe simotrat gjatë qershorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fansat e Marvelit do të marrin një befasi të këndshme këtë muaj, derisa 'Disney' ka konfirmuar se filmi gjigant i verës, 'Doctor Strange in the Multiverse of Madness' do të dalë më shupejtë se që pritej në platformën 'Disney +'.

Me këtë film që pritet të lansohet më 22 qershor, 'Disney+' zyrtarisht ka eventin më të madh transmetues të muajit.

Gjithashtu është muaj brilant për fansat e Leonardo DiCaprios, derisa tre filma klasikë të fituesit të 'Oscar' do të vendosen në platforma transmetuese. "The Departed" (Netflix), "Titanic" (Netflix) dhe "The Wolf of Wall Street" (Paramonut+). Por kjo nuk është egjitha. Filmat origjinalë me protagonistë si Adam Sandler, Bryan Cranston, Queen Latifah, Bowen Yang, Jennifer Lopez. Dakota Johnson dhe Emma Thompson gjithashtu po përgatiten për debutime në platforma trnametuese këtë muaj.

Filmi më i zëshëm që do të debutojë në platformë transmetuese filmash në qershor është "No Time To Die", i cili do të shfaqet në 'Amazon Prime Video'. Filmi i fundit 'James Bond' i Daniel Craig fitoi plot 774 milionë dollarë dhe u nominua në tri kategori për çmimin 'Oscars': zërimi, efektet vizuale dhe kënga orgigjinale. Billie Eilish dhe Finneas fituan çmimin e Akademisë pasi krijuan këngën e filmit. Ky triumf markoi herën e tretë rresht të fitores në kategorinë e këngës më të mirë të një filmi të Bond, pas 'Skyfall' nga Adele dhe 'Writing's on the Wall' nga Sam Smith.

Shikoni listën më poshtë me top dhjetë filmat e ri më të mirë që do të shfaqen në platforma transmetuese gjatë qershorit 2022.

1. 'Doctor Strange in the Multiverse of Madness' (22 qershor në Disney+)

Benedict Cumberbatch rikthehet me personazhin e tij si superhero në vazhdimin horror të regjisorit Sam Raimi. Vazhdimi gjen 'Doctor Strange' duke u sorollatur nëpër multivers për të shpëtuar një vajzë (Xochitl Gomez si America Chavez) nga ajo që së fundmi ishte shndrruar në një person djallëzor, 'Scarlet Witch' (Elizabeth Olsen). Vazhdimi ka siguruar plot 880 milionë dollarë në mbarë votë prej kur filloi të shfaqej në kinema, në maj. Kritiku i filmit nga 'Variety', Owen Gleirberman e quajti 'Doctor Strange 2' një vazhdim "zbavitës dhe lodhës".

2. No Time to Die (10 qershor në 'Prime Video')

Agjenti i famshëm 007 i Daniel Craig më në fund rikthehet në platformë këtë muaj. Shumë kritikë e kanë konsideruar këtë si filmi më i mirë i 007 prej 'Casino Royale'.

Ai zgjatë 2 orë e 43 minuta, filmi më i gjatë Bond ndonjëherë, por të mban të interesuar me aksionin dhe mprehtësinë e skriptës.

3. 'The Northman' (3 qershor, në 'Peacock')

Filmi epik i Robert Eggers, 'The Northman', u shfaq në kinematë amerikane duke grumbulluar vetëm 33.9 milionë dollarë, por mbetet një prej filmave të pavarur me kritikat më pozitive të vitit. Alesander Skarsgard shfaqet në rolin e një princi viking, i cili niset në gjuhet për t'iu hakmarrë vrasjes së babait. Në kastën e aktorëve gjithashtu përfshihet Nicole Kidman, Claes Bang, Anya Taylor-Joy, Ethan Hawke, Bjork dhe Willem Dafoe. Derisa Eggers kësaj radhe pati buxhet më të madh për të investuar (filmi raportohet se kushtoi 90 milionë dollarë), ai vazhdon të përdorë skena të gjata pa ndërprerje për të krijuar një film aksion brutal.

4. 'Hustle' (8 qershor, në 'Netflix')

Koha e Adam Sandlerit në 'Netflix' është definuar nga komedi të dobëta, që madje janë krijuar si disa prej filmave më të dobët të karrierës së tij. Fatmirësisht, reputacioni i aktorit pritet të ringritet me filmin 'Hustle'. Me regjisor Jeremiah Zagar, filmi paraqet Sandler si skaut në vështirësi të NBA, i cili ka mundësi ta shpaguajë veten pasi zbulon një fenomen basketbolli, me një të kaluar me telashe. Queen Latifah, Ben Foster, Juancho Hernangomez dhe Robert Duval marrin pjesë.

5. 'The Departed' (1 qershor, në 'Netflix')

Shanset janë të mëdha që ju tashmë e keni shikuar krim-trillerin e Martin Scorseset, 'The Departed', deri tash, por filmi ka vlera të jashtëzakonshme rishikimi dhe ardhja e tij në 'Netflix' këtë muaj është bekim në vete. Bazuar në filmin e vitit 2002, 'International Affairs', filmi ka një kastë superyjesh si Leonardo DiCaprio dhe Matt Damon. 'The Departed' fitoi çmimin 'Oscar' për fotografinë më të mirë, duke i dhënë mirënjohjen e merituar si regjisor.

6. 'Titanic' (1 qershor, në 'Netflix')

Nëse Leonardo DiCaprio nuk mjafton për ju me 'The Departed' këtë muaj, 'Netflixi' gjithashtu po shfaqë 'Titanic'. Katastrofë-romanca e James Cameronit bën bashkë DiCaprion dhe Kate Winsletin si çift të dashuarish nga klasa të ndryshme shoqërore, të cilët pastaj luftojnë për t'i mbijetuar fundosjes.

7. Jennifer Lopez: Halftime (14 qershor, në 'Netflix')

Filmdashësve që nuk arritën të shkonin në natën hapëse të Festivalit të Filmit në Tribeca, nuk do t'iu duhet të presin gjatë për të parë dokumentarin e ri të Jennifer Lopezit, 'Halftime', i cili vjen në platformën gjigante të 'Netflixit', më 14 qershor. 'Halftime' është i strukturuar rreth 'Super Bowl' të vitit 2020, ku Lopez u paraqit së bashku me Shakirën. Filmi përmban xhirime nga prapaskenat e Lopezit duke u përgatitur për performancën mes pjesëve, e cila pati kritika jashtëzakonisht pozitive dhe fitoi një çmim 'Emmy' nga katër nominime.

Filmi gjithashtu përfshin filmime të pa para më herët të Lopezit duke performuar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, po ashtu edhe momente nga prapaskenat e Lopezit gjatë lansimit të filmit të saj në vitin 2019, 'Hustlers'. Filmi që mori kritika pozitive dështoi të nominohej për 'Oscar', duke u parë kështu si një prej befasive më të mëdha të vitit.

8. 'Spiderhead' (17 qershor, në 'Netflix')

Është një film vërtetë fantastik i kësaj vere për regjisorin Joseph Kosinski. I freskët nga lansimi rekord-thyes i 'Top Gun: Maverick), regjisroi dhuron një tjetër film aksion në origjinalin e 'Netflixit', 'Spiderhead', ku luan Miles Teller si i burgosur në një burg në ishull, i cili u ofron të dënuarve ulje të dënimit dhe akomodim të mirë me një çmim: çdo i burgosur të bartë një paisje eksperimentale që injekton drogë në trurin e tyre. Kosinski drejton një skriptë të shkruar nga Rhet Reese dhe Paul Wernick, i cili njihet më së shumti si personi që fshihet prapa skriptës 'Zombieland' dhe 'Deadpool'.

9. 'Fire Island' (3 qershor, në 'Hulu')

'Fire Island' është i destinuar të jetë një film perfekt për Muajin e Krenarisë. Me regjisor Andrew Ahn dhe i shkruar nga Joel Kim Booster, filmi tregon storien e dy shokëve të ngushtë, të cilët shkojnë bashkë në një javë të gjatë pushimi në 'Fire Island', ku përjetojnë përplot kthesa e evente.

10. 'Good Luck to You, Leo Grande' (17 qershor, në 'Hulu')

Emma Thompson fitoi njohje në 'Sundance Film Festival' për paraqitjen e saj në 'Good Luck to You, Leo Grande', ku ajo luan si e ve e pensionuar, e që punëson një punëtor seksual me shpresën se do të përjetojë një natë të kënaqshme dhe vet-zbuluese.

Lajme të ngjashme