Prishtina në finale të Kupës së Kosovës, e eliminon Dritën në gjysmëfinale - NACIONALE

Prishtina në finale të Kupës së Kosovës, e eliminon Dritën në gjysmëfinale

4 minuta më parë

nga NACIONALE

Është mësuar edhe finalisti tjetër i Kupës së Kosovës, pasi Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës 1:0, vetëm pasi u desh të zhvilloheshin edhe vazhdimet.

Më herët një vend në finale e siguroi Ballkani, pasi barazoi në ndeshjen kthyese me Suharekën 2:2, ku rezultati i përgjithshëm ishte në të mirë të Xhebrailave 3:2.

Në anën tjetër, Prishtina - Drita, ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Edhe në ndeshjen kthyese në 90 minutat e parë nuk kishte gola, dhe ndeshja shkoi në vazhdime, aty ku u mësua finalisti.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 111-të, me Albert Dabiqajn që shënoi autogol, për t'i dhënë epërsinë Prishtinës 1:0.

Deri në vërshëllimen e fundit nuk pati ndryshim në rezultat, dhe si rrjedhojë Prishtina është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës me rezultat të përgjithshëm 1:0, ndërsa Drita e përfundon rrugëtimin këtu dhe koncentrimi i tyre i plotë tani do të jetë në Superligë.

Në finale të Kupës së Kosovës takohen Ballkani e Prishtina.

Lajme të ngjashme