KiE-ja: Kurti thotë se i kërkoi Macronit mbështetje “pa kushte”, ai i kërkon "progres të pakthyeshëm" për Asociacionin - NACIONALE

KiE-ja: Kurti thotë se i kërkoi Macronit mbështetje “pa kushte”, ai i kërkon "progres të pakthyeshëm" për Asociacionin

4 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga biseda telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ndryshe nga komunikata e Presidencës franceze, ku thuhet se Macron ia ka bërë të qartë kreut të ekzekutivit kosovar se parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës mbetet “progresi i shpejtë dhe i pakthyeshëm” në zbatimin e hapave për vendosjen e Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kurti tha se ka kërkuar nga presidenti francez mbështetje “pa oferta dhe parakushte të mëtejshme”.

“Në bisedën telefonike me presidentin Macron e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin se Franca do të mbeshteste Kosovën në Këshillin e Evropës pa ofertë e parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi Kurti.

Presidenca e Francës bëri të ditur se Macron i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, "progres të shpejtë dhe të pakthyeshëm" në zbatimin e hapave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si parakusht i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

"Ai [Macron] nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe." - thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme