Zelensky: 41 të vrarë e 180 të lënduar nga një sulm rus në Poltava të Ukrainës - NACIONALE

Zelensky: 41 të vrarë e 180 të lënduar nga një sulm rus në Poltava të Ukrainës

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të paktën 41 persona janë vrarë dhe 180 të tjerë të lënduar nga një sulm rus në qytetin Poltava.

Sipas tij, raportimet preliminare sugjerojnë se qyteti lindor ukrainas u godit nga dy raketa balistike ruse, raporton televizioni BBC.

Zelensky shtoi se disa persona u nxorën nga rrënojat dhe u shpëtuan.

Presidenti njoftoi se raketat i goditën “territorin e një institucioni edukimi dhe një spital afër”.

Sipas Zelenskyt, njëra nga ndërtesat e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht.

Lajme të ngjashme