U raportua se vizitoi Vlorën: Ivanka Trump po ndiqte UFC me Presidentin Trump në Miami - NACIONALE

U raportua se vizitoi Vlorën: Ivanka Trump po ndiqte UFC me Presidentin Trump në Miami

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Raportimet në Shqipëri se Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, ndodhej në Vlorë, rezulton i pavërtetë kur krahasohet me raportimet ndërkombëtare të së njëjtës periudhë.

Pretendimi u përhap gjerësisht në mediat shqiptare, duke krijuar përshtypjen se Ivanka Trump kishte vizituar sërish bregdetin e jugut.

Megjithatë, nga artikulli i The New York Times “Trump po shikonte një ndeshje të U.F.C.-së në Miami ndërkohë që bisedimet për Iranin dështuan”, ajo ndodhej në Miami, në krah të babait të saj, gjatë zhvillimit të një eventi të UFC-së.

Presidenti Trump kaloi mbrëmjen në arenën e UFC-së në Miami, i shoqëruar nga disa anëtarë të familjes së tij, përfshirë edhe Ivanka Trump.

Mes tjerash, The Times shkruan:

“Vajza e madhe e zotit Trump, Ivanka, dhe vajza më e vogël, Tiffany, qëndruan pranë gjatë gjithë mbrëmjes, ashtu si edhe Donald Trump Jr., djali më i madh i presidentit, dhe e fejuara e tij, Bettina Anderson. Familja Trump qëndronte dhe pozonte për fotografi me mbështetësit që u afroheshin, ngrinin grushtet dhe herë pas here qeshnin me zë të lartë. Një anëtar i familjes që mungonte ishte bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner, i cili ndodhej në Pakistan me zotin Vance dhe të dërguarin për paqe të zotit Trump, Steve Witkoff.”

Lajme të ngjashme