Trumpi konfirmon se e ka autorizuar CIA-n që të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë - NACIONALE

Trumpi konfirmon se e ka autorizuar CIA-n që të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mërkurën i konfirmoi raportimet se ai e ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) që të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm në përpjekjet e ShBA-së që t’i bëjë trysni regjimit të presidentit Nicolas Maduro.

Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, raportoi e para për udhëzimin e klasifikuar, duke cituar zyrtarë amerikanë të afërt me vendimin, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi tha se autorizimin për CIA-n e bëri për dy arsye kryesore.

E para, ai pretendoi se Venezuela ka liruar numër të madh të të burgosurve, përfshirë individë nga qendra të shëndetit mendor, për të hyrë në ShBA, shpesh duke e kaluar kufirin për shkak të asaj që ai e quajti politikë e kufijve të hapur. Trumpi nuk saktësoi se cilin kufi po e kalonin të liruarit nga Venezuela.

Arsyeja e dytë, sipas presidentit amerikan, është sasia e madhe e drogës që po hyn në Shtetet e Bashkuara nga Venezuela, një pjesë e madhe e saj e trafikuar përmes detit.

“Mendoj se Venezuela do ta ndiejë pezmin…” – shtoi Trumpi, duke refuzuar që të përgjigjej, kur u pyet nëse CIA është e autorizuar për ta ekzekutuar Maduron./Nacionale

Lajme të ngjashme