Trump pasi pauzoi shumicën e tarifave: Njerëzit po mërziteshin, ishin pak të frikësuar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka pauzuar për 90 ditë tarifat e vendosura për shumicën e shteteve, derisa lufta e tij tregtare tronditi ekonominë botërorë.
Sipas “CNN”, Trump ka folur edhe për kritikët ndaj tij dhe Shtëpisë së Bardhë pas vendosjes së tarifave.
“Ata po mërziteshin. Ishin pak të mërzitur, pak të frikësuar” – citohet se ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Ndërkohë, derisa pauzoi shumicën e tarifave, Trump aplikoi tarifë hakmarrëse tregtare ndaj Kinës deri në 125 për qind.
Kështu njoftoi vetë Trump në rrjetin e tij “Truth Social”.
“Bazuar në mungesin e respektit që Kina ka dëshmuar ndaj Tregjeve Botërore, unë rrjedhimisht jam duke i ngritur tarifat e ngarkuara të ShBA-së në 125%” - shkroi Trump.
Theksojmë se Trump kishte shpallur tarifat e reja gjatë javës së kaluar.
Sipas vendimit të prezantuar nga ai, edhe eksporet e Kosovë drejt Shteteve të Bashkuara do të përballen me një tarifë të re prej 10 për qind.