Thuhet se ShBA-ja e disa shtete evropiane po i bëjnë presion Izraelit që ta shtyjë ofensivën tokësore - NACIONALE

Thuhet se ShBA-ja e disa shtete evropiane po i bëjnë presion Izraelit që ta shtyjë ofensivën tokësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas lirimit të dy pengjeve nga Hamasi në Gaza, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane po e shtyjnë Izraelin në heshtje që të përmbahet nga nisja e një ofensive tokësore në këtë enklavë, sipas një zyrtari të lartë diplomatik.

Gazeta “The Times of Israel” e citon këtë zyrtar të ketë thënë se Izraelit po i bëhet ky presion nga frika se ofensiva tokësore vetëm do t’i dëmtonte përpjekjet për të siguruar lirim të pengjeve të tjera në të ardhmen e parashikueshme.

Shtetet perëndimore që po ia bëjnë këtë presion Izraelit kanë shtetas të tyre në mesin e të zhdukurve dhe besojnë se sa më shumë kohë që kalon, aq më vështirë do të jetë që të sigurohet lirimi i pengjeve, shtoi ky zyrtar.

Qeveritë perëndimore e njohin faktin se ofensiva tokësore ka shumë gjasa që të ndodhë dhe po i thonë Izraelit që të mos nisë fare një të tillë, por, në vend të kësaj, të vetëpërmbahet dhe të shohë nëse përpjekjet e shtuara diplomatike mund të sjellin sukses, tha më tej zyrtari i lartë diplomatik.

Lajme të ngjashme