Sulm me 14 të vrarë në Afganistan, ISIS-i e merr përgjegjësinë
Katërmbëdhjetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi nga persona të armatosur në pjesën qendrore të Afganistanit, tha të premten administrata e talibanëve.
Përgjegjësinë për sulmin e së enjtes në provincën Daykundi e mori ISIS-i, edhe pse grupi nuk paraqiti dëshmi, raporton agjencia “Reuters”.
Shumica e njerëzve në atë zonë janë myslimanë shiitë dhe më parë konsiderohej si njëra nga provincat më të sigurta.
“Përderisa e ndajmë dhimbjen tonë të thellë me viktimat e pafajshme të incidentit, ne gjithashtu po bëjmë përpjekje serioze për t’i kërkuar autorët e korruptuar të këtij akti dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë” – tha në një deklaratë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.
IS-K, filial lokal i ISIS-it me bazë në Lindje të Mesme, ka zhvilluar kryengritje kundër talibanëve, të cilët i sheh si armiq.
Autoritetet talibane thonë se pothuajse e kanë shtypur këtë grup, edhe pse ai vazhdon që të kryejë sulme në Afganistan.