Studimi: Numri i të vdekurve në Sudan, shumë më i lartë sesa raportohej më parë - NACIONALE

Studimi: Numri i të vdekurve në Sudan, shumë më i lartë sesa raportohej më parë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të luftës civile në Sudan është dukshëm më i lartë se që është raportuar më parë, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 61 mijë njerëz kanë vdekur vetëm në shtetin sudanez Khartoum, ku luftimet nisën vitin e kaluar, sipas një raporti të Grupit për Hulumtime për Sudanin, pjesë e Shkollës Londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, raporton televizioni BBC.

Nga ta, 26 mijë njerëz janë vrarë si rezultat i drejtpërdrejt i dhunës, thuhet në raport, ku theksohet se shkaktari kryesor i vdekjes së njerëzve në Sudan janë sëmundjet dhe uria e parandalueshme.

Shumë të tjerë kanë vdekur në pjesë të tjera të vendit, sidomos në rajonin perëndimor të Darfurit, ku ka pasur shumë raportime për mizori dhe spastrim etnik.

Punëtorët e ndihmave thonë se konflikti në Sudan e ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në botë, me mijëra njerëz në rrezik nga uria që mund ta shkaktojë vdekjen.

Deri më tani, agjencitë e OKB-së për ndihma dhe agjenci të tjera kanë qenë duke e përdorur shifrën e 20 mijë të vdekurve të konfirmuar.

Për shkak të luftimeve dhe kaosit në vend, nuk ka pasur regjistrim sistematik të njerëzve të vrarë.

Studimi doli në kohën kur një grup për të drejtat e njeriut thotë se teknologji ushtarake franceze është duke u përdorur në konflikt, në kundërshtim me embargon e armëve nga OKB-ja./Nacionale

Lajme të ngjashme