Situata në jug po përkeqësohet, rusët janë tërbuar për humbjen e anijes luftarake - NACIONALE

Situata në jug po përkeqësohet, rusët janë tërbuar për humbjen e anijes luftarake

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Situata në rajonet e Mykolaiv dhe Kherson në Ukrainën jugore është "gjithnjë e më e vështirë" pasi forcat ruse mbetën pa anijen luftarake të tyre të quajtur "Moska", thanë sot zyrtarët ukrainas.

“Gjatë ditës, situata në jug të Ukrainës po përkeqësohet dhe forcat ruse po bëhen më agresive”, tha në një video komanda ukrainase e jugut.

"Ata po persekutojnë civilët, janë të zemëruar për humbjet në Detin e Zi"

"Forcat ruse po përpiqen dëshpërimisht të ruajnë pozicionet e tyre dhe të forcojnë pozicionet e tyre në fushën e betejës në jug të vendit. Ushtria më e turpshme në botë po persekuton civilët në rajonet Kherson dhe Mykolayiv. Në disa zona janë raportuar snajperë", thanë ukrainasit.

“Rusët janë të tërbuar për humbjet në Detin e Zi”, thuhet në video, e cila është një referencë e qartë për fundosjen e luftë-anijës "Moska", prandaj po “intensifikojnë sulmet me raketa” në rajon.

Ushtria ukrainase pretendon se rusët po sulmojnë ashpër Mykolaiv dhe vendbanime të tjera në rajon. /Nacionale/

Lajme të ngjashme