Shkencëtarët zbulojnë se si të krijojnë energji elektrike "nga asgjëja” - NACIONALE

Shkencëtarët zbulojnë se si të krijojnë energji elektrike "nga asgjëja”

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë që shndërron ajrin në energji elektrike, duke zhbllokuar potencialisht një burim gati të pakufizuar të energjisë së pastër.

Sipas The Independent, një ekip nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, ka zbuluar se një enzimë që konsumon hidrogjen nga një bakter i zakonshëm i tokës ishte në gjendje të gjeneronte rrymë elektrike duke përdorur atmosferën si një burim energjie.

"Ne e kemi ditur për ca kohë që bakteret mund të përdorin gjurmët e hidrogjenit në ajër si një burim energjie për t'i ndihmuar ato të rriten dhe të mbijetojnë, përfshirë në tokat e Antarktikut, kreteret vullkanikë dhe thellë në oqeane,"- ka thënë profesori Chris Greening nga Instituti i Zbulimit të Biomjekësisë së Universitetit Monash, duke shtuar se deri më tani nuk e kanë ditur se si bakteret e kanë bërë një gjë të tillë.

Zbulimi më i ri është publikuar të mërkurën në reviztën “Nature”, ndërsa sipas studiuesve, tregon se një enzimë e quajtur HUC, ka dëshmuar të ishte "befasisht e qëndrueshme" dhe jashtëzakonisht efikase në krijimin e "energjisë nga ajri i hollë".

"Për dallim nga të gjitha enzimat e tjera të njohura dhe katalizatorët kimikë, HUC konsumon hidrogjen nën nivele atmosferike - më pak se 0.00005 përqind e ajrit që marrim frymë,"- është thënë në studim.

Është bërë e ditur se kjo enzimë mund të ruhej për periudha të gjata në temperature të ngrirjes ose deri në 80 gradë Clsius pa humbur fuqinë për të gjeneruar energji elektrike.

Aplikimet e hershme të enzimës "Bateria Natyrore HUC” përfshijnë pajisje të vogla me ajër, duke shërbyer si një alternativë për pajisjet me energji diellore.

Dr Grinter ka thënë se: "Sapo të prodhojmë HUC në sasi të mjaftueshme, qielli do të jetë literalisht kufiri për përdorimin e tij për të prodhuar energji të pastër."

Lajme të ngjashme